Dyshimet për hetimin e incineratorëve, PS bllokon dëshmitë, Spaho tërhiqet: Komisioni do dështojë
Hetimi parlamentar i incineratoreve është vënë në pikëpyetje nga vetë deputetët. Njëri prej tyre, ligjvënësi demokrat Edmond Spaho braktisi hetimin e incineratorëve nga parlamenti. Ai tha se Komisioni do dështojë, pasi nga procesi i deritanishëm është konfirmuar se veprimtaria kontrollohet nga maxhoranca socialiste .
Tirane- Deputetët e Partisë Socialiste ne komisionin hetimor për incineratorët, po tentojnë të ndalojnë marrjen në pyetje të anëtarëve të Prokurimit, ndërsa një ditë më parë refuzuan dëshmite e gazetareve Jetmir Olldashi dhe Artan Rama.
Arben Pellumbi: Ne nuk pranojmë të jemi bashkëfajtorë. Ne nuk jemi në gjëndje të përcaktojmë nëse po bëjmë detyrën tone. Nuk duam të bëhemi pjesë e një shkelje.
Socialistët pretendojnë se nuk duhet të merren dëshmitë e personave që janë të thirrur edhe nga SPAK, kërkesë që nuk pranohet nga demokratët.
Deputeti i PD, Edmond Spaho njoftoi largimin nga komisioni hetimor me argumentin se do të dështojë.
Edmond Spaho:Mazhoranca po tenton të sabotojë punën e Komisionit. Mazhoranca ka vendosur që ky komision të dështojë siç kanë dështuar komisionet e tjera. Une nuk do jem në asnjë komision parlamentar derisa te ndryshoje ligji.
Spaho paralajmëroi gjithashtu se Komisioni Hetimor për incineratorët do të dalë me dy raporte.
Edmond Spaho: "Mazhoranca dhe Kuvendi janë bërë bashkë për të mos hedhur dritë në këtë afër. Të bëhem pjesë e këtij bashkimi të mazhorancës me Kuvendin për të mbuluar këtë aferë nuk do ta lejoj. Me këta ky komision do dalë me dy raporte."
Ndërkohë, administratori i incineratorit të Fierit, Loran Dusha nuk është paraqitur këtë të mërkurë me pretendimin se eshte me covid. Sipas Tabakut, ai është stepur pasi ka parë pyetjet që bëjnë deputetët në këtë komision , ndaj dhe dhe kërkoi qe deshmia te jepet online.
Spaho: Mendoj se ky komision do të ketë fatin e komisioneve të tjera hetimore, që nuk prodhon rezultat pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të nxjerrë faktet në dritë dhe për të informuar opinionin mbi vjedhjet skandaloze që janë bërë në këto tre kontrata. Të marrësh në mbrojtje Klodian Zoton se paska konflikt interesi me gazetarin që ka bërë shkrimet dhe e ka akuzuar për shkelje të ligjit dhe vjedhje dhe personi ja ka mbathur në arratis se ka frikë nga këto akuza, shkelje të ligjit dhe vjedhje dhe penalizojmë gazetarin dhe mbrojmë Zoton dhe Stela Gugallen.
Mazhoranca është e vendosur që ky komision të dështojë siç kanë dështuar dhe komisionet e tjera parlamentare. Nuk kam për të qenë pjesë e këtij komisioni, nga dita e sotme dhe deri sa të jem në kuvend nuk do votoj krijimin e asnjë komisioni hetimor derisa të ndryshojë ligji dhe ti japë kërkuesve të krijimit të komisionit hetimor të drejtën për të pasur shumicën, që në shumicën e rasteve është opozita. Kështu siç është nuk hetohet. Sikurse dhe ligji për referndumet. Do ndërmarr një iniciativë ligjore të ndryshoj ligjin për komisionert hetimore, mazhoranca në daç ta votoj, në daç jo.
Tabaku: Jemi duke hedhur dritë në këtë aferë. Unë besoj se do shumë guxim, kurajo dhe integritet ti vesh emër korrupsionit dhe unë i falënderoj të gjithë deputetët e opozitës që e kanë bërë këtë, sepse ne kemi vetëm një armik të përbashkët që është korrupsioni në qeveri. Ajo që ka dalë në dritë deri tani në fakt e ka bërë të dridhet qeverinë. Çfarë ka dalë në dritë deri në këtë moment nga ana e këtij komisioni hetimor e ka bërë qeverinë sigurisht të dridhet. Dje Edi Rama i shiti disa ministra, tha do të kenë përgjegjësi personale. Ju e shikoni sesi dëshmitarët ndryshojnë kur vijnë këtu. Ju shikoni sesi pyeten dëshmitarët. Pa asnjë kompromis.
Spaho: Unë të bëhem pjesë e këtij bashkimi të mazhorancës me Kuvendin për të mbuluar këtë aferë, nuk kam për tu bërë. Nuk kam gjë me ju (i thotë Tabakut). Më këta komisini do dalë me dy raporte.
Tabaku: Rëndësi ka intergritetin jonë në këtë proces, jo me sa raporte dalim.

