"Më mungon dashuria ime", Thierry prek me fjalët për Hueyda El Saied: Gëzuar Shën Valentinin mes yjeve

Bashkëshorti i  Hueyda El Saied, Thierry e ka përkujtuar me fjalët më prekëse në këtë Shën Valentin. Ai ka postuar në Instagram një video duke kërcyer me të ndjerën El Saied, ndërsa krahas videos shkruan se i mungon shumë dhe i uron festën e të dashuruarve mes yjeve.

“Më mungon shumë dashuria ime… dhe edhe pse çdo ditë pa ty është zemërthyer, prapë vazhdoj t’i kujtoj të gjitha ato momente përrallore që kemi kaluar së bashku. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit mes yjeve! Të dua Hueyda.”, ka shkruar ai krahas postimit.

Pas një beteje me kancerin, Hueyda El Saied u nda nga jeta në nëntor të vitit të kaluar. Ajo la pas djalin e saj, Gabrielin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)