Urime për ditën e dashurisë/ Ja si i ka gjetur Shën Valentini politikanët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2022, 11:35
Sot festojmë 14 shkurtin, ditën e Shën Valentinit.
Dhe urimet e politikanëve për partnerin/en e tyre nuk kishin si të mungonin.
Krahahs fotos me bashkëshorten, Monika Kryemadhi, presidenti Ilir Meta uron të gjithë ndjekësit e tij në Facebook "Gëzuar Shën Valentinin nga ne".

Të njëjtin postim ka bërë edhe Kryemadhi në rrjetin e saj social në Facebook.
Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha uroi të shoqin me një dedikim të veçantë romantik: "Çdo ditë që kaloj me ty është dita ime e preferuar. Prandaj sot është një ditë e re e preferuar për mu"

Ndërkohë Sali Berisha uroi Shën Valentinin me një trëndafil blu në Facebook.
