Ja për çfarë gjunjëzohet Eminem
Reperi me famë botërore, Eminem kundërshtoi rregullat e Ligës Kombëtare të Futbollit, duke u gjunjëzuar gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl, ndërsa të gjithë atletët konkurrues qendruan në këmbë gjatë Himnit Kombëtar.
49-vjeçari, sipas medieve amerikane, e bëri këtë gjest, i cili është kthyer në një simbol proteste kundër racizmit pasi përfundoi performancën e këngës së tij hit “Lose Yourself”.
Në atë që do të dukej të ishte momenti i tij për t’u përkulur, Eminem emri i vërtetë Marshall Mathers, u ul në gjunjë për rreth 50 sekonda ndërsa interpretuesit kaluan në grupin e Snoop Dogg. Është e paqartë nëse gjunjëzimi ishte një pjesë e planifikuar e shfaqjes apo një vendim spontan pasi Eminem nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment.
Shfaqja e së dielës, në pjesën e parë të Super Boël me temë hip-hop përfshiu interpretuesit e saj veteranë. Dr Dre, 56 vjeç, i lindur në Los Angeles dhe kolegët e tij Snoop Dogg, 50 vjeç dhe Kendrick Lamar, 34 vjeç.
“Është çmenduri që u desh gjithë kjo kohë që ne të njiheshim”, tha Dre përpara shfaqjes.
Çdo lloj skepticizmi për zgjedhjen e interpretuesve të këtij viti u shua menjëherë pasi publiku shpërtheu në duartrokitje. Hip-hop-i mbërriti në Super Bowl. Ngjarja u prit jashtëzakonisht mirë në rrjetet sociale.