E gjitha nisi nga Facebook-u/ Historia frymëzuese e dashurisë e Elonës dhe Tomit

Dikush e njeh dashurinë e jetës në shkollë, dikush në punë, një tjetër në kafe, apo edhe në rrjete sociale. Elona dhe Tomi i përkasin kategorisë së çifteve  që janë njohur nëpërmjet Facebook në vitin 2009.

Një dashuri që i ka rezistuar viteve, pasi çifti tashmë të martuar janë prindër të 2 një vajze dhe një djali

E gjitha nisi nga Facebook-u/ Historia frymëzuese e dashurisë e

Në një intervistë në studion e "Ditë e Re" në RTV Ora, Elona Bakiu, arkitekte në profesion, thotë se ishte Tomi ai që bëri hapin e parë për njohjen e tre.

Tomi i dërgoi ftesë i pari në Facebook, po ashtu edhe mesazhin e parë.    

Çifti thotë se u deshën të flisnin një vit reshtë në rrjetin social Facebook, për ta takuar njëri-tjetrin nga afër.

Tomi Kallanxhi, IT, tregon se e kuptoi që në takimin e parë që Elona kishte pëlqim për atë.

Ai pranon se për ta takuar Elonën në fillimet e njohjes, krijonte rastësitë dhe në këtë mënyrë ai e takonte atë.

Elona Bakiu: Jemi njohur në vitin 2009 në facebook. Friend request (ftesën për tu bërë  miq) e bëri Tomi. Kisha shumë ftesa dhe në fillim nuk e kisha parë. Por ai e hoqi ftesën, e bëri prapë dhe unë e pranova, asi më erdhi njoftimi he e pashë.  Një vit rresht më shkruante "hi". Unë vetëm prisja mesazhe nga ai.

Tomi Kallanxhi: Normalisht që unë e çova mesazhin e parë "Hi". Unë krijoja rastësinë për tu takuar me të.

Takimi i parë i çiftit

Elona: Ishte shumë e sikletshme. Më pëlqeu që ishte natyral.  Po më rikthehen emocionet e para teksa e mendoj.

Tomi:Pata impresion shumë pozitiv dhe e kuptova që dhe ajo më pëlqeu. Që nga ai moment nuk i shkruajta për disa ditë për t'i tërhequr vëmendjen. I shkruajta pas 5 ditësh. Puthja e parë ka ndodhur shumë rastësisht, shumë ngadaltë.