Rusia njofton tërheqjen e disa trupave. CNN verifikon videot e tankeve, raketave e nëndetëse pranë kufirit me Ukrainën
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se disa trupa të pozicionuar në kufi me Ukrainën po kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve, bën të ditur agjencia e lajmeve Interfax.
"Njësitë e distrikteve ushtarake jugore dhe perëndimore që kanë përfunduar misionet e tyre tashmë kanë filluar të hipin në transportin hekurudhor dhe automobilistik dhe do të fillojnë sot zhvendosjen në garnizonet e tyre. Njësi të veçanta do të marshojnë në këmbë si pjesë e kolonave ushtarake. Ushtrimet stërvitore luftarake, duke përfshirë stërvitjet, janë kryer sipas planit" tha zëdhëni i ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov
Por stërvitjet në shkallë të gjerë në të gjithë vendin vazhdojnë, shton Interfax.
"Forcat e Armatosura Ruse po vazhdojnë një sërë stërvitjesh në shkallë të gjerë për trajnimin operacional të trupave dhe forcave. Praktikisht të gjitha forcat ushtarake, flotat dhe trupat ajrore marrin pjesë" tha Konashenkov, zëdhënësi i ministrisë.
Një tjetër stërvitje në shkallë të gjerë në rajon, ruso-bjellorusi, do të përfundojë në 20 shkurt.
Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi.
Forcat ruse në kufi
Forcat ruse vijojnë të avancojnë pranë kufirit me Ukrainën, me çdo gjë, nga nëndetëset tek anijet në Detin e Zi raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi, tanke e artilieri rreth skajeve verilindore të Ukrainës.
CNN ka lokalizuar dhe vërtetuar videot e mediave sociale të këtyre lëvizjeve - megjithëse ka shumë të tjera që nuk po vëzhgohen.
Disa video vijnë nga burime zyrtare, shumica nga TikTok ose Youtube. Ata janë analizuar nga vëzhgues online dhe verifikuar dhe me imazhe satelitore.
Në videon më poshtë është një kolonë ushtarakae që lëviz pranë Belgorod në perëndim të Rusisë, pran kufirit me një nga qytetet më kryesore të Ukrainës, Kharkiv
Military equipment in Obtyabrskiy, Belgorod Oblast. pic.twitter.com/CZZcb2j5fP
— Michael Sheldon (@Michael1Sheldon) February 13, 2022
Ka shumë dëshmi të tjera të ngritjes së njësive ushtarake në rajonin e Belgorodit gjithashtu.
Sipas CNN këto video janë në fshatin Sereteno, rreth 24 km nga kufiri. Ata u vendosën të shtunën dhe duken tanke në zonë.
Looks like 1st Tank Army in Seretino, Belgorod Oblast. MSTA-S, Borisoglebsk-2, and more. pic.twitter.com/DERomxBpgk
— Michael Sheldon (@Michael1Sheldon) February 14, 2022
Tanke dhe në Vorozhev
Вороніж (відео викладене 12.02.2022) pic.twitter.com/vCAyroINQZ
— 4emberlen (@4emberlen) February 12, 2022

