Shkuan si turistë, por shisnin heroinë nëpër rrugët e Zvicrës, në pranga dy shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë në Zvicër janë arrestuar, pasi janë kapur duke shitur heroinë nëpër rrugët e shtetit.

mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptarët të moshës 20 dhe 25 vjeç përkisnin të njëjtit rrjet të trafikut të drogës.

Nga hetimet u zbulua se edhe vetë 25 vjeçari ishte përdorues i heroinës, ndërkohë që nuk dihet se nga e merrnin heroinën.

Të ardhurat nga shitja e drogës vlerësohen se kanë arritur 17 mijë franga, ndërsa njërit prej tyre iu sekuestruan 3 mijë franga.

25-vjeçari u dënua me 30 muaj, ndërsa 20 vjeçari me 26 muaj.

Dy të rinjt, kanë udhëtuar në Zvicër si turistë në prill 2020. 25-vjeçari jetonte në një shtëpi pushimi pranë Thunit