Alarmi nga perëndimorët për pushtim/ Presidenti ukrainas i ironizon: Nesër këndoni himnin dhe ngrini flamujt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2022, 09:51
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje ukrainasve që ditën e nesërme të këndojnë himnin kombëtar në, si dhe të valëvisin flamurin në shenjë ironie ndaj perëndimit dhe medieve perëndimore të cilat ngritën alarmin se Rusia do të pushtojë vendin në 16 shkurt.
Zelenski u shpreh se meqë perëndimi tha se e mërkura do të jetë dita e sulmit, ukrainasit do të bëjnë atë një ditë uniteti.
Zyrtarët e qeverisë ukrainase theksuan se nuk parashikonin një sulm në 16 shkurt dhe ishin skeptikë ndaj lajmeve të medieve kryesisht perëndimore.
Zelenski prej kohësh është shprehur se kërcënimi rus ekziston por planet për një pushtim të afërt janë mbivlerësuar nga aleatët perëndimorë të cilat frikësojnë ukrainasit.
