Zëdhënësi i Kremlinit thotë se Putin është gati të negociojë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë, duke shtuar se kriza në Ukrainë ishte vetëm një pjesë e shqetësimeve më të mëdha të sigurisë së Rusisë.

“Pikë së pari, presidenti Putin gjithmonë ka kërkuar negociata dhe diplomacy” tha Peskov për gazetarin e CNN, Frederik Pleitgen të hënën në darkë 14 shkurt.

“Dhe në fakt, ai inicioi çështjen e sigurisë së garantuar për Federatën Ruse. Dhe Ukraina është vetëm një pjesë e problemit, është një pjesë e problemit më të madh të garancive të sigurisë për Rusinë dhe natyrisht presidenti Putin është i gatshëm të negociojë." tha ai.

Më herët ministry i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se Putin kishte parë një ndryshim për dialogun diplomatic me perëndimin mbi cështjet e sigurisë, duke rekomanduar që përpjekje të tilla të vijojnë.