Synon të ketë të pasmet më të mëdha në botë, 29-vjeçarja tregon se ka 7 vite beqare sepse burrat frikësohen

Një fanatike e operacioneve plastike ka treguar se si dashuria e saj për të zgjeruar të pasmet e ka bërë të pafat në dashuri.

Natasha Crown, 29 vjeç, nga Goteborgu, kohët e fundit ishte pjesë e shfaqjes "Hooked on the Look" në Youtube, me qëllimin për të mahnitur dashurinë e mundshme të jetës së saj.

Influencuesja, e cila ka më shumë se dy milionë ndjekës në Instagram, zbuloi se ajo është beqare prej disa vitesh dhe ia atribuoi këtë fat të keq meshkujve që e konsideronin atë frikësuese.

Natasha tha: "Lidhja ime e fundit ishte shtatë vjet më parë. Unë jam shumë ekstreme, kështu që mendoj se njerëzit kanë frikë nga unë."

“Është e frikshme për meshkujt. Ata shikojnë personalitetin tim, më pas trupin tim dhe kjo i bën të frikësohen."

Pavarësisht kësaj Natasha tregoi se nuk ka në plan të ndalojë së "modifikuari" trupin e saj.

Synon të ketë të pasmet më të mëdha në

"Unë do të kem të pasmet më të mëdha në botë. Ky është qëllimi im dhe do ta arrij."

“Kur isha 20 vjeç, bëra operacionin tim të parë. Unë bëra ngritjen time të fundit të të pasmeve braziliane një muaj më parë dhe ky ishte i pesti. Dhe së shpejti do të kem të gjashtin."

Duke folur për koston e madhe të obsesionit të saj për të pasur të pasmet më të mëdha, Natasha shpjegoi: "Unë do të shpenzoja rreth 150,000 dollarë për operacionin tim".

Synon të ketë të pasmet më të mëdha në