Konflikti në Ukrainë, Biden bisedë me Johnson: Një pushtim rus do sillte krizë për të gjithë botën
Udhëheqësit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Joe Biden dhe Boris Johnson, kanë zhvilluar një telefonatë ku dhe kanë diskutuar tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë.
Johnson dhe Bidenm shpresojnë se ka një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë, por paralajmërojnë se situata mbetet e tensionuar.
Në një telefonatë 40-minutëshe, dy liderët ranë dakord që një marrëveshje ishte ende e mundur pavarësisht paralajmërimeve për një veprim të afërt ushtarak rus.
Më shumë se një duzinë vendesh u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina dhe SHBA-ja ka thënë se bombardimet ajrore mund të fillojnë "në çdo kohë".
Johnson dhe Joe Biden ranë dakord se ka ende një “dritare vendimtare për diplomacinë dhe për Rusinë që të tërhiqet nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës”
“Udhëheqësit theksuan se çdo inkursion i mëtejshëm në Ukrainë do të rezultonte në një krizë të zgjatur për Rusinë, me dëme të gjera si për Rusinë ashtu edhe për botën”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Johnson.
Rusia gjithmonë ka mohuar planet për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se grumbullon më shumë se 100,000 trupa në kufi.
