"Zani kreu i grupit, Najmi krahu i djathtë", Si e kapi policia bandën shqiptare të krimit të organizuar në Londër

Operacionet e fshehta ditore dhe një mori vëzhgimesh në Londër luajtën një rol kyç në shpërbërjen e një grupi kriminal shqiptar nga policia.

Grupi i përbërë nga 6 shqiptarë synonte mbushjen e Bournemouth me kokainë.

Mediet e huaja shkruajnë se 6 shqiptarët janë dënuar me 40 vite burg në total.

Rezultati në Gjykatë ishte kulmi i një pune hetimore 18-mujore të policisë.

Ardit Zani, 29 vjeç nga Bournemouth, Andreu Doyle, 31 vjeç nga Christchurch , Lauand Najim, 26 vjeç nga Bournemouth, dhe Marjus Nona, 23 vjeç nga Birmingham, të gjithë u deklaruan fajtorë për komplot për të furnizuar vendin me drogë të klasit A.

Agron Bendaj, 54 vjeç nga Luton në Bedfordshire, dhe Endri Kostreni, 29 vjeç nga Bournemouth, u shpallën fajtorë për të njëjtën vepër pas gjyqeve të veçanta vitin e kaluar. Kostreni u shpall fajtor edhe për furnizimin me droge të klasit B.

Zani u prezantua nga prokuroria si kreu i grupit të krimit, ndërsa Najim ishte krahu i tij i djathtë, sipas medieve të huaja

“Ata udhëtonin pothuajse çdo ditë së bashku dhe bënin udhëtime të shpeshta në veri të Londrës," thotë policia.

Kostreni dhe Nona ishin nën-tregtarë “të besuar”, të cilët morën pjesë në shpërndarje në Londër, tha policia. Hetimi i policisë filloi në qershor 2020.

"Zani kreu i grupit, Najmi krahu i djathtë", Si e kapi policia

"Zani kreu i grupit, Najmi krahu i djathtë", Si e kapi policia

"Zani kreu i grupit, Najmi krahu i djathtë", Si e kapi policia