Video/ Nxënësit e shkollës së mesme i vërsulen mësuesit, i thyejnë krahun

Një mësues fizike në Teksas u ndoq dhe u rrah nga një grup nxënësish të shkollës së mesme të cilët i thyen krahun në sulm, sipas një video të filmuar gjatë sherrit.

Sulmi ndodhi në shkollën e mesme Langham Creek në Hjuston të enjten, 10 shkurt  kur studentët nga Aragon Middle School sulmuan ndihmës trajnerin e bejsbollit dhe mësuesin e fizikës së shkollës së mesme Michael Shott gjatë një praktike bejsbolli, sipas raporteve.

Videoja e filmuar me celular u postua në mediet sociale dhe tregon Shott duke u larguar me shpejtësi nëpër parkingun e shkollës së mesme, duke u përpjekur të shmangë disa studentë të cilët po e ndiqnin.

Në një moment nxënësit e arrijnë dhe e rrëzojnë përtokë, para se ai të ngrihet sërish dhe të vrapojë në një zonë të parkingut larg tyre.

Nëna e Shotit, Peggy Shott, tha për KTRK se djali i saj si pasojë e sulmit pësoi një thyerje të krahut.

“Ai është mirë, është në shtëpi. Ai ka një krah të thyer",  tha ajo.

Katër studentë të përfshirë në sulm u morën në paraburgim dhe do të disiplinohen sipas kodit të sjelljes, thanë zyrtarët e qarkut në një letër drejtuar prindërve.

Është e paqartë nëse të miturit do të përballen me akuza për goditjen.