I lodhur nga vëzhgimi i vazhdueshëm, 2-vjeçari godet me top kamerën e instaluar në dhomë(VIDEO)

I lodhur nga vëzhgimi i vazhdueshëm, 2-vjeçari godet me top kamerën e instaluar në dhomë – pamjet bëhen virale.

Video e një 2-vjeçari është bërë virale në rrjet, pasi ka goditur me top kamerën që prindërit i kishin vendosur në dhomë për ta vëzhguar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, i vogli ishte mërzitur nga kamera gjatë gjithë kohës

Casey Waller nga Tupelo, Mississippi, kishte instaluar kamerë në dhomën e të birit të saj dyvjeçar Jase për ta vëzhguar gjatë natës.

30-vjeçarja analizoi pamjet dhe mbeti e habitur kur pa sesi djali i saj me vetëm një goditje arrin ta qëllojë kamerën, ku dhe i ka ndërruar pozicionin.

Në video shihet momenti kur i vogli kërkon topin dhe më par gjuan drejt kamerës.