Alarmi/Produktet farmaceutike në lumenj kërcënojnë shëndetin global

Një studim i kryer nga Universitetit i Jorkut ka evidentuar shqetësimin se ndotja e lumenjve botërorë nga ilaçet dhe produktet farmaceutike përbën “kërcënim për ambientin dhe shëndetin global”.

Paracetamoli, nikotina, kafeina dhe ilaçet për epilepsi dhe diabet janë vërejtur më së shumti në ambient.

Lumenjtë në Pakistan, Bolivi dhe Etiopi kanë qenë në mesin e më të ndoturve.

Ndërsa në Islandë, Norvegji dhe zonën e Amazonës, kanë qenë në gjendje shumë më të mirë.

Ndikimi në ambient i shumë komponimeve farmaceutike është ende i panjohur.

Megjithatë për disa tashmë dihet se mund të ndikojnë në zhvillimin dhe prodhimin e peshqve dhe shkencëtarët frikësohen se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të kufizojë efektin e ilaçeve.

Për studim janë marrë mostra nga 1,000 zona, në më shumë se 100 shtete.

Më shumë se çereku i 258 lumenjve kanë pasur ata që njihen si “përbërës aktivë farmaceutikë”, në nivele që konsiderohen jo të sigurta për organizma ujorë.

Në raport është thënë se rritja e prezencës së antibiotikëve në lumenj mund të çojë në zhvillimin e baktereve rezistente, duke dëmtuar kështu efektin e ilaçeve dhe duke kërcënuar shëndetin global.

Zonat më të ndotura kanë qenë ato të shteteve më të ardhura të ulëta.