Një ditë përpara luftës? Perëndimi paralajmëron se në 16 shkurt do të pushtohet Ukraina
Perëndimi ka pretenduar se të mërkurën do të jetë dita kur Rusia do të nisë pushtimin e Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje ukrainasve që ditën e nesërme të këndojnë himnin kombëtar dhe të valëvisin flamurin në shenjë ironie ndaj perëndimit të cilët ngritën alarmin për pushtim.
Një ditë përpara 16 shkurtit, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov ka deklaruar se kreu i Kremlinit është i hapur për negociata.
Lidhur me Ukrainën Peskov tha se Ukraina është vetëm një prej probleme të sigurisë së Federatës Ruse, ndërkohë shqetësimet e saj janë më të mëdha.
Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov tha se Rusia nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ndaj Ukrainës nëse Moska nuk provokohet nga perëndimi.
Shumë nga vendet perëndimore u kanë bërë thirrje ekipeve të tyre të ambasadave dhe shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina për shkak të përshkallëzimeve.
Presidenti Joe Biden bisedoi të martën me kryeministrin britanik Boris Johnson të cilët ende shpresonin për një zgjidhje diplomatike mes Rusisë dhe perëndimit.
Të hënën edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov i sugjeroi Putinit që të kërkonte zgjidhjen e kërkesave të sigurisë së Moskës në mënyrë diplomatike.
E po ashtu edhe ministri rus i Mbrojtjes njoftoi presidentin Putin se disa nga stërvitjet ushtarake në Rusi e Bjellorusi ishin duke përfunduar, të cilat duken si sinjale të mos përshkallëzimit të situatës në lindje, ose të paktën jo të mërkurën, ditën kur perëndimi pretendon se do të fillojë lufta.


