PD dha votën për vetingun, Balla hesht për koalicionet parazgjedhore: Do shqyrtohet në komision
Të enjten e 17 shkurtit Kuvendi voton përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore dhe komisionit të reformës territorial.
Ngritja e këtyre dy komisioneve u kërkua me ngulm nga PD të cilën e konsideron si fitore ndërkohë që javën e kaluar dha votën për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut.
Komisionet do të kenë dy bashkëkryetar një nga PD e një nga PS, ndërkohë që në secilin komision PS do të ketë 8 anëtarë.
Bashkëkryetar në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore do të jetë Damian Gjiknuri. Ende nuk është caktuar kush do të jetë përfaqësia socialiste në komisionin e reformës territorial.
Po a do ta japin votën PS për kërkesat e PD-së?
Taulant Balla: Mandati do të jetë 6 mujor dhe është tërësisht mjaftueshëm për të hulumtuar propozimet. Ata kanë një set propozimesh edhe ne natyrshëm do të kemi një set propozimesh. Do përpiqemi të biem dakord por nëse nuk biem dakord ju e dini zgjidhjen por nuk dua të paragjykoj asnjë cështje të këtij komisionit. Ka plot çështje që meritojnë të diskutohen. Komisionet kanë të qartë objektivin e punës”
Po a është gati PS të zhbëjë ndryshimet kushtetuese për koalicionet parazgjedhore, kërkesë kjo e PD-së.
“Unë nuk dua të flas për këtë cështje pasi i takon komisionit. Të gjitha propozimet ti drejtohen komisionit të posaçëm i cili ka marrë detyrën nga kuvendi për ti marrë propozimet për të bërë plan pune. 6 muaj janë mëse të mjaftueshme për ti shqyrtuar” tha kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla sot në një prononcim për median pas mbledhjes së kryesisë së Grupit Parlamentar Socialist
Dosja Toytota Yaris
Lidhur me dosjen hetimore të prokurorëve belgë për çështjen e pastrimit të 3.4 milionë eurove, të cilën e konsideroi të mbyllur e të fituar prej tij, Balla theksoi se Basha do të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij.
"Unë kam fituar një betejë juridike gjyqësore dhe jam krenar. Se çfarë bën Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here. Basha të merret me atë që ka bërë vetë”
Incineratorët
Ndërsa në lidhje me hetimet për incineratorët kreu i ligjvënësve socialistë kërkoi durim deri në daljen përfundimtar të raportit nga komisioni i cili po heton çështjen.
“Komisioni hetimor parlamentar po zhvillon punën e vet dhe ju ftoj të gjithëve që të presi gjetjet përfundimtare të komisionit hetimor e raportin përfundimtar të tij”
Në fjalën e tij ai konfirmoi edhe votimin në unanimitet për zgjatjen e mandateve të vetingut.