Thikë pistoletë dhe fishekë në banesë, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Një 19-vjeçar në Durrës është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë shtetasi F. C, banues në Sukth.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.