Furtunë shkarkimesh në Vlorë, Rama nis reprezaljen me krerët e Drejtorive të qarkut
Pak ditë më parë kryeministri Rama paralajmëroi drejtuesit e institucioneve në Vlorë se do të ketë ndryshime në rradhët e tyre.
Rama ka qënë i ashpër në mesazhin e tij duke i kërkuar që pjesa më e madhe e tyre ta lënë vetë karrigen.
Ultimatumi i tij ka ardhur pas shumë ankesave të qytetarëve në portalet qeveritare për drejtuesit e institucioneve si dhe raportimeve për shkelje nga ana e tyre.
Kush e fiton Durrësin në zgjdhjet e 6 marsit?
14 Shkurt, 09:22
Ndërrimi i drejtuesve menjëherë pas fjalës së zotit Rama ka nisur të zbatohet në Vlorë.
E para që është bërë “kurban” ka qenë drejtuesia e ISHSH në Vlorë Najada Idrizi e cila është zëvendësuar nga Brunilda Saliu.Idrizi e lë këtë post pas 7 vitesh.
Ndërkohë sot drejtuesi i Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit Fatos Muka është zëvendësuar me Shpëtim Aliajn, i cili mbante postin e zëvendësdrejtorit në policinë e qarkut të Vlorës.
Po kështu ka dhënë dorëheqjen Alma Bakiu, drejtuese e zyrës vendore arsimore për Vlorë dhe Himarën.
Në dy ditët në vijim pritet edhe zëvendësimi i drejtuesit të klubit shumë sportësh Flamurtari. Ndryshime priten dhe në Portin e Vlorës, Postën Shqiptare, Drejtorinë e buqësisë teksa ndryshimet nga po të njëjtat informacione priten të kapin dhe pushtetarët më të lart në rang qarku.
