Rama në Këshillin e Sigurimit për 14 shkurt, gjatë qëndrimit në Uashington do të takojë dhe Blinken
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2022, 09:43
Kryeministri Rama do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.
Shefi i qeverisë shqiptare udhëtoi drejt SHBA të dielën, 13 shkurt, për një vizitë katër ditore.
Gjatë qëndrimit në Uashington, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken me 15 shkurt.
Nisi me ISHSH-në, "furtunë" shkarkimesh dhe emërimesh në Vlorë
14 Shkurt, 09:34
Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.


