Makina përmbyset në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, plagoset rëndë drejtuesja

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Lezhë-Laç. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pllanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e makinës, Oldiana. M, 32 vjeçe, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë" njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.