Merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti te rrethrrotullimi i Selitës

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45, te rrethrrotullimi në Selitë.

"Një automjet  ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin M. B., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale" njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.