Prag lufte në Ukrainë? Nesho: Ndeshje e fortë mes palëve, pozitiv bashkëpunimi i vendeve për të ndihmuar Ukrainën

Tensionet me Rusisë dhe Ukrainës janë rritur,ndërkohë që është paralajmëruar edhe për luftë.

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, u shpreh se të dyja palët janë në pozita të forta.

Agim Nesho: Të dyja palët po qëndrojnë në pozita të forta dhe thelbi I kësaj çështje është: nga njëra anë aleanca që po vazhdon mes Kinës dhe Rusisë, si dy vende autoritare që kërkojnë të ndryshojnë trend botëror dhe nga ana tjetër është Perëndimi që nëse ka raste të tilla të prekjes së sovranitetit dhe futjes në mënyrë ushtarake në vendet sovrane, atëherë bie dhe rendi ndërkombëtar i krijuar nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë kuptim kjo është një ndeshje e fortë, dhe do të jetë një ndeshje mes dy palëve.

Ai tha se momenti pozitiv në këtë konflikt është fakti se perëndimi po bashkëpunon me të gjitha vendet për të ndihmuar Ukrainën si një vend sovran për të mos u prekur nga një fuqi tjetër.

Agim Nesho: Kemi një moment pozitiv sepse perëndimi ka krijuar një moment bashkëpunimi mes të gjithë vendeve që janë dakord që të përgjigjen me sanksione më të forta dhe për të ndihmuar Ukrainën si një vend sovran me të drejta të plota për të mos u prekur nga ndonjë fuqi tjetër.

Nga ana ruse Ukraina shikohet si  bërthama e shtetit të tyre që ka një lidhje të pazgjidhshme me federatën ruse, dhe si e tillë është një hapësirë jetike për rusët, e dyta është thellësia strategjike, duke menduar që nëse forcat e NATO-së si një organizatë që konsiderohet nga rusët si një organizatë armike dhe si e tillë hapësira që endan Federatën ruse nga Perëndimi duhet të jetë shumë e pakët dhe nuk ka asnjë distancë mbrojtje dhepër këtë gjë Rusia i kthehet historisë që gjithmonë ka vuajtur.