Çmimet në stratosferë, qytetarët: Mjerë ky popull, s’kemi të ardhura. Pensionet s’na dalin

Çmimet e larta në tregjet e fruta perimeve i kanë detyruar qytetarët të hyjnë e të dalin me çantat bosh, pasi e kanë të pamundur të sigurojnë edhe ushqimet bazike të tryezës.

“Ja bosh, me pensione nuk sigurohet ajo që duam të hamë. Gjejmë ku janë më të lira, e të marrim. Jam shumë të shtrenjta.”

Situatën e kanë më të vështirë kryesisht pensionistët.

“Gjendja është e tmerrshme, frutat perime në stratosferë, mjerë ky popull.”

Teksa me pensionet nuk e mbyllin dot muajin, shpresat i mbajnë tek fëmijët e tyre.

“Ndikon shumë, nuk kemi të ardhur, vetëm me pensione, na ndihmojnë fëmijët dhe prapë nuk ia dalim dot."

Por ka edhe nga ata që e shohin ende me sportivitet këtë situate.

“Jo nuk është e vështirë se kemi filluar me bo dietë”

Rritja e çmimeve nuk ka ndikuar vetëm tek konsumatorët, por edhe tek tregtarët. Shqetësim për ta është ulja e ndjeshme e numrit të blerësve, e cila ndikon në xhepat e tyre.

Rritja e çmimeve gjithmonë e më shumë po rëndon në kurriz të qytetarëve e nuk dihet nëse do të ketë ose jo zgjidhje për këtë situatë.