Festa më e çuditshme? Organizimi i ditëlindjes së qenit, me kurorë mbi kokë dhe peliçe
Klodi dhe Jonida janë një çift shumë simpatik, të cilët pasionin dhe dëshirën e tyre e kanë kthyer në një profesion për të qenë sa më pranë të tjerëve në ditë të shënuara.
Përpos, ditëlindjeve dhe festave të tjera që ato organizojnë, na treguan se cila ka qenë festa më e çuditshme që kanë bërë.
E besoni ose jo organizimi i ditëlindjeve së qenve kanë qenë festat më të çuditshme.
Dajana: Cila ka qenë festa më e çuditshme që keni bërë?
Klodi: Organizimi më i çuditshëm ka qenë ai i festimit të ditëlindjes së qenve
Dajana: Prit pak se më duket nuk e dëgjova mirë. Ditëlindja e qenit?
Klodi: Po kërkonin t’i bënin një surprizë
Dajana: Çfarë dhuratash kishin sjellë?
Jonida: Dhuratat nuk i hapën në atë moment, por kishte pa fund për qenin. Qenin e kishin veshur dhe i kishin vënë një kurorë mbi kokë dhe një peliçe të vogël.
Dajana: Po festa beqarie organizohen?
Jonida: Organizohen, por janë më pak.
Dajana: Po festoni more festa të tilla sa festoni për qenin se nuk iu vijnë shpesh në jetë.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë:
