Lëviznin me BMW të zezë e vidhnin biznese e shtëpi, arrestohet shqiptari dhe italiani
Dyqane, apartamente e banesa, ishin objektivi kryesor i grabitjes së një shqiptari dhe ndihmësit të tij italian, të cilët kanë përfunduar në prangat e autoriteteve italiane.
Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 26-vjeçari shqiptar Enea Gjyra dhe 45-vjeçari italian, Denis Pivetta, të cilët vidhinin banesat e familjeve të ndryshme.
Të dy lëviznin me një BMW të zezë dhe pikasnin momentet kur familjarët e banesave të ndryshme nuk ndodheshin në to, për të vjedhur gjithçka që gjenin.
Mësohet se që prej muajit gusht të vitit të kaluar deri më tani ata kishin vjedhur rreth 80.000 euro, ndërsa kishin dëmtuar dhe shumë banesa. Ata kryenin kryesisht vjedhjetnë zonat Bassanese dhe Trevigiano të Italisë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së shqiptarit Gjyra u gjetën edhe gati 2 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Ndërkohë policia ka arrestuar edhe një shqiptar tjetër, 29 vjeçarin Aledon Qarku, si dhe 34-vjeçaren ukrainase Tetiana Mishchenko, të cilët u kapën po ashtu me lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Këto të fundit mësohet se ishin bashkëpunëtor të Gjyrës dhe Denis Pivetta.

