Papa i Nderit Ratzinger kërkon falje për rastet e abuzimeve seksuale nga kleri katolik
Edhe më të Shenjtit e tokës bëjnë gabime e kërkon falje për heshtjen e tyre ndaj fajeve të të tjerëve.
Papa i Nderit Joseph Ratzinger, papa i 265 i Kishës Katolike i cili më 2013 u tërhoq për motive shëndetësore nga Papati i tij, me një letër publik ka kërkuar falje, e ka shprehur se ndjen dhimbje e turp mbi rastet e pedofilisë në radhët e kreut katolikë.
Kjo letër vjen pas publikimit (më 20 janar 2022), të raportit mbi abuzimet seksuale të verifikuara në Arqipeshkopinë e Monakos e Frisinga gjatë kohës që Papa Ratzinger ishte Aripeshkop.
Sipas këtij raporti, në këto Ariqpeshkopi, janë verifikuar 497 raste abuzimi seksuale me minorenë nga 173 priftërinj gjatë viteve 1945 e deri më 2019.
Papa Ratzinger është akuzuar se nuk ka reaguar në 4 katër raste abuzimi të denoncuara gjatë kohës kur ai ishte Arqipeshkop i Monakos e Frisinga-s, në periudhën kohore 1977-1982.
Në letrën e tij drejtuar besimtarëve katolikë, Papa Ratzinger shkruan se pas publikimi të këtij raporti ndjen "turp, dhimbje e kërkon falje për këtë faj të madh të Kishës Katolike.
"Gjatë takimeve me viktimat kanë parë në sytë e tyre pasojat e një faji mjaft të madh, shkruan Papa i Nderit, e mësova të kuptoj se ne vetë rrëshqasim në këtë faj të madh kur mbajmë fshehur e nuk reagojmë me përgjegjesi e vendimarrje, ashtu sic ka ndodhur shpesh e po ndodh."
"Ndaj gjithë viktimave të abuzimeve seksuale, ndjej një turp të thellë e dhimbja ime e madhe është kërkesa e sinqertë për të kërkuar falje"; shkruan ai. E akoma më e thellë është dhimbja ndaj viktimave gjatë kohës së mandatit tim në drejtimin apostilik në këto vende. Cdo rast i vetëm abuzimi seksual është i tmerrshëm e i pariparueshëm. Ndjehem i hidhëruar për cdo rast e u jam pranë."
Është ky një akt i pa precedent në historinë e kishës katolike që një Papë bën fajtor veten e shkruan një letër publike mbi rastet pedofilisë tek priftërinjtë.
Por ndër akuzat ndaj Papës së Nderit ajo që ai nuk pranon është ta quajnë gënjeshtar.
Në letrën e tij Benedikti i XVI, shkruan se "nuk pranon ta quajnë gënjeshtar e është i suprizuar që e prezantojnë si të tillë,"
Gabimi i Ratzinger ka qënë deklarata e tij se nuk ka qënë i pranishëm në një nga mbledhjet ku do të analizohej një nga rastet e pedofilisë, por që më pas e ka korigjuar duke pranuar pjesëmarrjen e tij. "ka qenë një ngatëresë jo e qëllimshme, shkruan ai, mbi praninë time në mbledhjen e 15 janarit 1980, por jo i qëllimshëm e shpresoj i falshëm, Por nga kjo ngatërresë të dyshojnë për të vëretëtn time e të më prezantojnë si gënjeshtar, kjo gjë më ka prekur thellë."
Përveç kësaj letre publike drejtuar besimtarëve katolikë, Papa Ratzinger me ndihmën e katër juristëve klerikë, i është përgjigjur pikë për pikë të gjitha akuzave e rasteve që e përfshijnë në dosjen prej 2000 faqesh që heton rreth 500 raste abuzimesh seksuale me të mitur në një periudhë kohore 75 vjeçare në Arqipeshkopinë e Monakos e Frisinga.