Studim: Mund të ekzistojë jetë në një planet tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2022, 08:46
Shkencëtarët besojnë se mund të ekzistojë jetë në një planet, në afërsi të një dielli që po shuhet.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që një planet potencialisht me jetë është gjetur në orbitën e një ylli të tillë, të quajtur "xhuxh i bardhë".
Planeti u zbulua në "zonën e banueshme" të yllit, ku nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë për të ekzistuar jeta.
Prof Jay Farihi nga University College London, i cili drejtoi studimin, tha se vëzhgimi ishte krejtësisht i ri për astronomët.
"Kjo është hera e parë që diçka është parë në zonën e banueshme të një "xhuxhi të bardhë". Për këtë arsye ekziston mundësia që të ketë jetë në një planet tjetër," tha ai për BBC./Ora News/