Roli i ish-gjeneralit të Finanzës Fabrizio Lisi, pastronte imazhin ReseArch e hetuar për lidhje me mafien
Figura e gjeneralit në pension të Financës Italiane përdorej për të pastruar imazhin negativ që Konsorciumi ReseArch kishte marrë ndër vite për shkak se disa kompani të tij ishin goditur nga hetime të Antimafias Italiane. Madje disa prej tyre në lidhje dhe me krimin e organizuar e mafian.
Gjenerali në pension i Finanzës Italiane, Fabrizio Lisi, i cili më 1997 në Shqipëri mbulonte rolin e Ushtarakut ndërlidhës të Guardia di Finanza e Ministrisë së Mbrojtjes, është vënë nën arrest shtëpiak së bashku katër persona të tjerë me urdhër të Prokurorisë së Napolit e në firmën e Prokurorit Giovanni Melillo.
Akuza ndaj tij e ndaj ish-zëvendës Prokurorit të Salernos Roberto Penna, dy sipërmarrëse Francesco Vorro e Umberto Inverso, e avokates Maria Gabriella Gallevi, (e fejuara e ish zëvendës Prokurorit Penna) është korrupsion në ushtrimin e detyrës, korrupsion në kundërshtim me detyrat zyrtare, korrupsion me aktet gjyqësore e induktivitet fitimprurës.
Faktet e këtij hetimi i përkasin periudhës kohore 2020- 2021, e nuk kanë të bëjnë me kohën kur gjenerali italian mbulonte funksione të larta në radhët e Guardia di Finanza.
Hetimet e këtij operacioni e përfshijnë Gjeneral Lisin në profesionin e tij si sipërmarrës që mori menjëherë pas daljes së tij në pension.
Gjeneral Lisi së bashku me sipërmarrësit Vorro e Inverso kanë ngritur konsorciumin ReseArch me seli fillimisht në Napoli e më pas në Salerno, i përbërë nga rreth 120 ortakë sipërmarrës me aktivitet në veprat publike.
Fabrizio Lisi drejtonte organin e Mbikqyrjes së këtij Konsorciumi e të përgjegjësit teknik të tij, e pak muaj më parë ishte propozuar të bëhej Presidenti i Klubit sportiv të futbolllit Novara.
Konsorciumi ReseArch i krijuar më 2005, që disa herë ka qenë nën shënjestrën e Antimafias së Napolit, për të pastruar e freksuar imazhin e tij, më vitin 2019 emëroi Gjeneral Lisi-n në rolin e Drejtuesit të lartë të organit të Mbikqyrjes e Përgjegësit teknik.
Ndërsa sipërmarrësi Francesco Vorro mbulonte rolin e Administratorit të këtij konsorciumi.
Në dosjen hetimore të Antimafias së Napolit lexohet se "Lisi e Vorro, mishëronin në mënyrën më të mirë rolin korruptuesve.
Çdo veprim i tyre ka si qëllim kushtëzimin e paligjshëm të ushtrimit të funksioneve publike për të favorizuar aktivitetin e konsorciumit ReseArch.
Ata kanë depërtuar deri në Departamentin e Antimafias e në Magjistraturën e Salernos.
Gjenerali i Financës Fabrizio Lisi, ka qenë përfshirë dhe në hetimin e Prokurorisë së Napolit i koduar P4 i vitit 2011, ku u zbardh një organizim kriminal që menaxhonte e manipulonte informacione sekrete, e të mbrojtura nga sekreti zyrtar, për të përfituar tendera publike, emërime postesh të larta e deri funksione kushtetuese.
Ndërsa administratori i këtij Konsorciumi Francesco Vorro spikat si person me precedent penal.
"Profili i tyre është jashtëzakonisht alarmues", lexohet në dosjen hetimore.
Ndër kompanitë e përfshira në konsorciumin e sipërmarrjeve janë dhe sipërmarrje të lidhura me krimin e organizuar e nën shënjestër të Prokurorisë së Napolit e hetimit të Antimafias.
Në verë të 2020 disa nga kompanitë e këtij konsorciumi u goditën nga Antimafia e Napolit, madje njëra prej tyre me akuzën si e lidhur me familjen mafioz Piccolo dhe e përfshirë në hetimet ndaj fraksionit Zagaria të klanit mafioz Casalesi.
Sipas dosjes hetimore emërimi i Gjeneralit në pension të Financës Italiane e spostimi i selisë zyrtare të këtij Konsorciumi nga Napoli në Salerno pasi si qëllim pastrimin e imazhit të këtij konsorciumi.
Përmes zëendës Prokurorit të Salernos Roberto Penna, tre sipërmarrësit mes të cilëve dhe Gjeneral Lisi, siguronin informacione sekrete për të evituar hetime të Antimafias e urdhër ndalime të prefekturës së Salerno që kishin goditur disa nga kompanitë e tyre.
Në shkëmbim i garantonin Pennë-s impenjimin profesional e të vazhdueshëm të avokates Maria Gabriella Gallevi, e cila ishte e fejuara e tij.
