Vritet me thikë brenda shtëpisë gazetari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2022, 10:37
Gazetari grek, Nikos Katsikas është vrarë në Egjipt, ndërsa autoritetet lokale kanë arrestuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes.
Sipas gazetës egjiptiane, autoritetet vendase vlerësojnë se motivi i vrasësit ishte grabitja e Katsikas, i cili punonte si korrespondent i Agjencisë së Athinës të Lajmeve në Kajro dhe bashkëpunonte me ERT për disa vite.
Trupi i Nikos Katsikas, siç u bë e ditur, u gjet në shtëpinë e tij në Giza të shtunën e kaluar. Gazetari u vra me thikë, shkruan protothema.
Ministria e Jashtme ka shprehur dje ngushëllimet e saj për të afërmit e gazetarit.
