Kandidati i PD-së për Durrësin: Dako fushatë ta kthejë qytetin non grata, do t’i luftojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2022, 19:14
Kandidati i PD për kryetar bashkie në qytetin e Durrësit për zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hoti ka reaguar pas fotove ku ish-kryebashkiaku Vangjush Dako shihej në takime me qytetarë në njësinë numër 6.
Hoti shkruan në Facebook se Vangjush Dako kërkon të shndërrojë Durrësin në non grata. Ai shton më tej, se do të luftojnë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’i shërbejë vetëm atyre.
Hoti: Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako. Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre.

