U dënua me 3.4 vjet burg, Vokshi: Rama e Tahiri lejuan përdorimin e parave të drogës në ekonomi
Deputetja demokrate e Komisionit të Rithemelimit të PD-së e konsideron dënimin 3.4 vjet burg ndaj Saimir Tahirit, një dënim shumë të vogël “për një person që i ka sjellë një dëm të madh Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare”.
Ajo theksoi se qeveria Rama dhe ministri Tahiri lejuan kanabizimin e Shqipërisë, pasi lejuan kapjen e ekonomisë dhe përdorimin e parave të drograve në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.
“Gjatë periudhës që Tahiri ishte ministër i Brendshëm Shqipëria u rikthye në të gjitha hartat e zeza. I referohem raporteve të të gjitha organizatave ndërkombëtare. Një personi që iu dha një besim shumë të madh. Qeveria Rama dhe ministri Tahiri lejuan kanabizimin e Shqipërisë. Lejuan të kemi kapjen e ekonomisë dhe përdorimin e parave të drograve në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë” - tha Albana Vokshi në një intervistë për Ora News, në studio me gazetarin Arnold Kariqi

