"Fillova punë 8-vjeç, babai më qëllonte", Shpat Kasapi rrëfen fëmijërinë problematike

Shpat Kasapi nje nga emrat më të njohur të show bizit shqiptar, ka qenë së fundmi i ftuar përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA.

Si rrallëherë Shpati ka folur për fëmijërinë e tij, dhe ndryshe nga sa të gjithë mund të mendojmë, në fakt ai ka qenë një djalë çapkën.

Historia e tij nis me punën e parë që ka bërë, e cila nisi në moshën 8-vjeçare.

Shpat Kasapi tha: Nga mosha 7-8 vjeçare, kam shitur kokoshka. Isha shumë i lumtur me veten sepse po fitoja lekë. Fitoja shumë lekë atëherë, tani ato mund të jenë 20-30 euro në ditë

Ndërsa Shpati u ndal edhe në vitet në vijim të cilat ishin problematike, aq sa e përjashtonin nga shkolla.

“Më kanë përjashtuar nga shkolla. ngaqë mami kishte shumë autoritet në atë kohë dhe për hatrin e mamit më linin. Pastaj babi është ma fishkëllente ndonjë (qesh)” - u shpreh Shpat Kasapi.