Alibeaj: Dënimi i Tahiri i dha të drejtë PD-së, u provua se qeveria e Ramës është e korruptuar

Pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3 vite dhe 4 muaj burg ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe nën kryetari i kësaj partie Enkelejd Alibeaj.

Ai shkruan në rrjetet sociale se koha i dha të drejtë PD, duke shtuar se ky dënim ka provuar që Rama dhe qeveria e tij janë të korruptuar”.

Alibeaj: Për vite me radhë Edi Rama mohoi kanabizimin e Shqipërisë, mohoi lidhjet e tij dhe të deputetëve të tij me krimin, mbrojti “ministrin kampion” që e shndërroi policinë në rojtare të parcelave të hashashit, ndërsa vendit i kushtoi damkën si “Kolumbia së Evropës” dhe ngecjen në vendnumëro në procesin e integrimit.

Koha i dha të drejtë Partisë Demokratike, beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!