Nafta 200 lekë rrëzon ekonominë, Buxhuku: Të ngrihet Komision Hetimor, s’kemi treg të lirë

Rritja e çmimit të karburanteve pritet të sjellë pasoja shkatërruese në ekonominë shqiptare. Industritë po ashtu pritet të përballen me vështirësi të mëdha

Në lidhje me këtë kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, është shprehur se duhet të ngrihet një Komison Hetimor për t’u marrë me këtë  çështje dhe të shqyrtojë punën e institucioneve rregullatore

Gjergj Buxhuku: Ne paguajmë çmimet më të larta dhe kemi cilësinë me të dobët të karburantit. Komisioni Hertimor duhet të ngrihet të shqyrtojnë punën e atyre agjencive të cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptar.  Ne kemi shenja shumë të dukshme të karteleve dhe oligopolovë dhe nga ana tjetër asnjë kundërpërgjigje nga ana institucioneve rregullatore që varen nga Kuvendi i Shqipërisë. Këto janë çështje që një Komision Hetimor në varësi të Kuvendit të Shqipërisë mund t’i trajtoj. Deputetët duhet ta kishin bërë një lëvizje deri më tani. Shqipëria është viktimë thjesht e lëvizjeve të çmimeve ndërkombëtare, apo kemi kapje të shtetit dhe mosfunksionim të rregullatorëve që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe duhet të ndërhyhet.

Ai tha se në vendin tonë nuk ka treg të lirë, ndërsa tha se para Komisionit Hetimor fillimisht duhet të shkojnë entet rregullatore e deri tek ministrat.

Gjergj Buxhuku: Ne nuk kemi treg të lirë. Tregu i lirë është tregu i bursave. Kemi një treg që funksionon jo në bazë të rregullave. Të parët që duhet të shkojnë në këtë komision janë entet rregullatore, pastaj duhet të vijnë ministrat që mbulojnë energjinë dhe karburantet. Kemi shumë aktorë që janë në këtë linjë.

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti Anila Kolgjini.