Recepsionisti i kërkoi kartën e identitetit, si nisi sherri në hotel mes Vinzit të Hellbanianz dhe pronarit. Shokët i erdhën në ndihmë

Ervin Selita, i njohur ndryshe si Vinz i Hellbanianz ka tentuar të vrasë me armë pronarin e një hoteli në rrugën "Tre Vëllezërit Kondi" në Tiranë.

Ervis Selita ishte i shoqëruar nga një 30-vjeçare në momentin e konfliktit, kur tentoi të vriste me armë Zeni Xhindin.

Ora News mëson se sherri nisi pasi shtetasi Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit  se nuk e la te hynte në hotel me 30-vjeçaren pa i dhënë kartën e identitetit. 

Konflikti vijoi më pas me një nga pronarët e hotelit.

Policia ka arrestuar shtetasin Ervin Selita, 30 vjeç si dhe vajzën që e shoqëronte.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shokët e Selitës, Xhuliano Selita dhe Erjon Mici të cilët i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit.