Kalimtarët gjejnë të riun pa shenja jete tek Rruga e Durrësit

Një 30 vjeçar shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në Rrugën e Durrësit. Kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar policinë e cila po punon për identifikimin e tij. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 03.02.2022, në Rrugën e Durrësit, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” informoi sot policia.