E trishtë/ Ish-Miss Amerika hidhet nga kati i 29-të, i lë nënës amanet pasurinë
Avokatja, Chelesa Christ, e cila u kurorëzua "Miss Amerika" në vitin 2019, kreu vetëvrasje, duke rënë nga kati i 29-të i një ndërtese në Manhatan të Nju jorkut.
“Me pikëllim dhe dhimbje të madhe, po ju njoftojmë vdekjen e Chesley-t tonë të dashur. Drita e saj e mrekullueshme ishte ajo që frymëzoi njerëzit në mbarë botën, me bukurinë dhe fuqinë e saj. Ajo kujdesej për të tjerët, dashuronte, qeshte dhe shkëlqente”, tha familja e saj në një deklaratë për CNNi .
Ish-Miss Amerika kishte postuar një foto në Instagram para vetëvrasjes, ku shkruante: "Uroj që kjo ditë t'ju sjellë paqe dhe qetësi."
Sipas NY Post, ish-Miss ka shkruar një letë vetëvrasjeje, ku shkruan se i lë nënës të gjithë pasurinë, por pa shpjeguar arsyet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes.

