Godet nga pas BMW-në, plagosën 4 persona në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme nënë aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë ku dy mjete janë përfshirë në një përplasje në afërsi të fshatit Gramsh.

Një mjet me targa AA 742 HE në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe një fëmijë i tyre, ka goditur nga pas mjetin top BMË me targa AA 763 TO.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 4 persona tre në mjetin e parë, një në mjetin BMw.

Te plagosurve po i jepet ndihma mjekësore në spitalin ë Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja është e stabilizuar pa rrezik për jetën.

Nga informacionet e marra nga grupi hetimor për shkaqet e aksidentit dyshohet që drejtuesi i mjetit që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara gjë e cila ka sjellë aksidentit.

Drejtuesi i mjetit në spital do i nënshtrohet dhe testit të alkoolit pasi dyshohet se ka qenë në drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.