I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në pikën kufitare të Greqisë

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Greqisë nga punonjësit e policisë.

Mësohet se ai ishte i shpallur në kërkim.

Ndaj tij është dhënë dënimi me 3 vite burg për blerje, posedim dhe trafik droge.

I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Janinës.