Aksident në autostradën Vlorë-Fier, "Benzi" përplaset me pompën e benzinatës, 2 të plagosur
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 29 Janar 2022, 19:21
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme, 29 janar në autostradën Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20.
Mësohet se pranë një karburanti automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
