5 Maji e Lapraka bllokojnë "Shqiponjën", policia i rrethon, por pa urdhër ndërhyrjeje

E nisën marshimin që nga Lapraka. Fillimisht ishin të paktë në numër. Banorëve të kësaj zone iu bashkuan ata të "5 Majit", shtëpitë e  të cilëve u rrënuan nga fadromat e bashkisë së Tiranës.

Gjatë rrugës me destinacion ish-sheshin "Shqiponja", protestuesve ju bashkuan të tjerë qytetarë.

U grumbulluan aty dhe mbajtën për rreth 1 ore te bllokuar qarkullimin, ne shenje proteste ndaj shembjes se shtëpive  dhe mbrojtjes se pronës se ligjshme

"Na jepni atë që na takon. Jepuni këtyre banorëve atë që e keni të shkruar në ligj, jo ato milionat dhe miliardat që keni vjedhur për vete. Ato miliona do t'ju bëhen ilaçe dhe kancer."

Krahas tyre patrulla policore qëndronin në gatishmëri, por këtë herë nuk ndërhynë në asnjë moment. Ndryshe nga operacionet e dhunshme gjatë shembjes së banesave te zona e "5 Majit" , efektivet nuk kishin marrë urdhër për të shpërndarë protestuesit.

Këta të fundit akuzuan kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Rama për paligjshmëri dhe babëzi në planet e tyre për tu marre pronat qytetareve.

"Kauza jonë është një kauzë për mbrojtjen e shtëpive. Kemi 30 vite që banojmë në këto banesa."

"Policisë i bëj thirrje mos të prekë popullin me dorë. Popullit i bëj thirrje të çohen në këmbë dhe mos bëhet dele."

Patën mirëkuptimin e drejtuesve të automjetewve te cilët, duruan në trafikun e gjatë në respekt të kësaj proteste. Banorët e Laprakës dhe te 5 Majit u shpërndanë për tu rimbledhur sërish të hënën në të njëjtën orë dhe vend por me më shume protestues. Ata paralajmëruan përshkallëzim të protestës duke ftuar të gjithë qytetarët e Tiranes prona e të cilëve rrëmbehet padrejtësisht.