Lushnje/ Harta gjyqësore, avokatë e qytetarë gati për protesta
Avokatët e Lushnjes janë të parët që kanë nisur takimet me qytetarët për të kundërshtuar Hartën e Re Gjyqësore të prezantuar nga Ministria e Drejtësisë dhe këshilli i Lartë Gjyqësor.
Pasi kanë paralajmëruar protesta avokatët kanë thirrur qytetarët që t'i informojnë për dëmet që shkakton kjo hartë gjyqësore.
Sipas propozimit Gjykata në Lushnje do të shkrihet, ndërsa avokatët argumentojnë se kostoja financiare do të bjerë mbi qytetarët.
"Janë 200 çështje civile që bëhen në Gjykatë e Shkallës së parë Lushnje. 200 çështje civile me palë ndërgjyqësore, nga dy palët me avokatë dhe me mbrojtës, i thonë 4 veta qër 200, do të thotë 800 në javë."
Anëtarët e dhomës së avokatisë i kanë bërë Thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ për reflektim.
"Zyra e Përmbarimit dhe Shërbimi i Provës largohen. Lushnja do të ngelet thjesht një fshat i madh."
Në mbështetje të avokatëve ishte edhe deputeti i PD, Saimir Korreshi. Harta e re gjyqësore është kundërshtuar nga Veriu në Jug nga avokatë dhe gjyqtarë.

