Plagosja e dyfishtë në Berat, arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë
Policia e ka vënë në pranga 2 persona të përfshirë në plagosjen e dyfishtë me thikë e cila ndodhi ditën e djeshme, 28 janar në lagjen "Kushtrim" në qytetin e Beratit.
Blutë bëjnë me dije se në pranga u vunë shtetasit Artur Gjata 45-vjeç dhe Ervis Kanani 37-vjeç, të dy të plagosur pas sherrit të djeshëm.
Të dy të arrestuarit u konfliktuan me njëri-tjetrin në rrugë dhe pas konfliktit verbal mes tyre, të dy kanë nxjerrë thikat dhe kanë goditur disa herë njëri-tjetrin.
Në këkrim u shpallën shtetasit K.Gj., 37 vjeç, dhe E.Q., 31 vjeç, të dy banues në lagjen "Kushtrim", Berat.
"Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë pasi, ditën e djeshme në lagjen "Kushtrim", pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Artur Gjata së bashku me vëllain K.Gj dhe nipin E.Q., kanë goditur me mjet prerës shtetasin Ervis Kanani. Shtetasi Ervis Kanani gjatë konfliktit ka goditur me mjet prerës shtetasin A.Gj," informon policia.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe shtetasja A.Gj., 29 vjeçe, banuese në Berat, për veprën penale "Moskallëzim krimi". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
