Trotuaret si pista patinazhi në Dibër, qytetari: Asnjë dorë kripë e hedhur nga Bashkia (shikoni videon)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2022, 16:43
Temperaturat e ulëta dhe dëbora që pushtuan vendin tonë gjatë gjithë javës duket se kanë lënë pasoja në disa rrugë dhe trotuare, që janë plotë akull.
I tillë është rasti që denoncon një qytetar nga Dibra, i cili ka dërguar në redaksinë e Ora News një video ku duken trotuaret e akullta të qytetit, të cila përbëjnë rrezik për këmbësorët.
Qytetari thotë se nuk është marrë asnjë masë nga Bashkia për të pastruar trotuarin nga akulli dhe dëbora.
"Ja si janë trotuaret plotë akull. Bashkia e Peshkopisë nuk ka hedhur as kripë. Rrezikohet jeta e fëmijëve, qytetarëve dhe fshatarëve. Asnjë dorë kripë e hedhur nga Bashkia", thotë qytetari.

