Basha ‘sulmon’ Berishën: Palo-burrë, sulmon gratë e PD se nuk iu bën mburojë kur u shpall “Non Grata
Lulzim Basha në takimin me demokratët e degës numër 2 në Tiranë, ka hedhur akuza të forta ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Ai tha se njerëzit që kanë bërë biznes me oligarkët e Edi Ramës sot janë në krah të Sali Berishës.
Ndër të tjeta ai tha se Berisha merret nga mëngjesi deri në darkë me zonjat e PD, pasi sipas tij nuk pranuan që të bëhen mburojë kur u shpall “Non Grata” nga SHBA.
Lulzim Basha: Çdo skandal që kemi denoncuar, çdo e vërtetë që kemi thënë është ashtu siç kemi thëne ne sepse ne për asnjë çaste nuk jemi tunduar as nga presioni i oligarkëve as nga joshja e oligarkëve. Njerëzit që kanë bere biznes me oligarkët e Edi Ramës sot i ke me Sali Berishën me Edi Ramën duke kompletuar ditë për ditë kundër demokrateve dhe kundër shqiptareve. Vettingu i politikaneve e ndan shapin nga sheqeri. Shpifje, linçime, palo burrëllëk merret nga mëngjesi deri në darkë sulmon zonjat e nderuar të partisë demokratike vetëm e vetëm sepse nuk pranuan të bëhen mburojë kur u shpall “non grata” nga aleati ynë strategjike.
Basha tha se edhe pse Berisha përfshiu partinë në çështjet personale, e madje duke e sulmuar në të njëjtën mënyrë si Edi Rama.
Lulzim Basha: Pasi iu dha fjalën demokrateve që nuk do ta përfshijë partine, që nuk do ta përfshijë grupin parlamentar dhe në fakt jo vetëm që e përfshiu por e sulmojë me të njëjtin egërsirë, me të njëjta mjete si kundërshtari ynë Edi Rama dhe regjimi i tij dhe në bashkëpunim me të.
Vettingu ne politike, reforma e sistemit zgjedhor, duke përfshirë një reforme kushtet qe do te rivendos balancën e pushteteve për shembull, kemi dëgjuar dhe do t’i qëndrojmë duke kufizuar mandatin e kryeministrit, zyra me e fuqishme e ekzekutimit.
