“E shita lopën, do marrim malet do ikim" Fermerët e Myzeqesë po boshatisin stallat: Edi Rama të vijë të shikojë

Eduarti nga fshatit Lifaj në Myzeqe deri para pak muajsh kishte 5 krerë lopë ndërsa, tanimë i ka shitur të gjitha.

Mungesa e subvencioneve nag shteti dhe çmimi i ulët i qumështit, e kanë detyruar atë që të heqë dorë nga mbarshtimi i bagëtive.

Rruga e vetme për të tanimë është emigracioni.

“E shita lopën. Do marrim malet do ikim. Do ikim me kalamajt” thote fermeri.

Por në të njëjtën situatë si Eduarti ndodhen edhe feremrët e tjerë! Nga 12 krerë bagëti tanimë ata mbajë 1-2 krerë, dhe plani është që t’i shesin të gjitha.

"Kisha 5 krerë, tani kam vetëm 1. Kam pasur 12 krerë lopë dhe I hoqa. Nuk ka interes. 400 lekë kilja e qumështit" thonë fermerët.

E quajnë turp mungesën e vëmendjes së shtetit ndaj bujqësisë dhe blegtorisë.

“Është turp ta dëgjojë,hambari i Shqipërisë, Myzeqeja të rrijë sot pa blegtori e bujqësi”

Në këto kushte, ato kanë një thirrje të drejtëpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama le të vijë vetë në Lushnje të shikojë ça bëhet” thote fermeri.

Në fshatin Liftaj deri para pak vitesh numëroheshin rreth 1200 krerë lopë, ndërsa tani sipas vetë atyre janë vetëm 200 krerë.