"Ky komb dot nuk zhbëhet" Shoqëria civile thërret kuvendin: Mbrojmë traditën dhe vlerat kulturore

Historian dhe aktivistë të shoqërisë civile janë bërë bashkë këtë të shtunë për të sjellë në vëmendje trashëgiminë kulturore dhe material të Shqipërisë.

Sazan Guri në fjalimin e tij shprehet se nuk do të ndalë së mbrojturi kulturën dhe traditën historike të popullit.

"Me qenë se sot mblidhet një kuvend se si të organizohet dhe të mbahet një Kuvend mbi atë që quhet truall kulturor i një kombi, siç është trashëgimia kulturore materiale, shpirtërore e një populli, ku spikat gjuha, folklori, si ai i ruajtur në kujtesë, si ai vokal, koreografik dhe instrumental."

Takimet për identitetin shqiptar do të kulmojnë me kuvendin që do të zhvillohet me 2 mars në Tiranë.

"Pse mblidhemi në 2 mars? Sepse na duhet një ‘Self Fulling Profecy’, që shqip do të thotë një profeci vetëndërtuese, që këtu bëhet dhe ky komb dot nuk zhbëhet."

Studiuesit kanë sjellë në vëmendje domethënien e gjuhës shqipe ndikimin në kulturën dhe etnografisë etnografinë e rajonit por edhe shtet ndërtimin.