Tre punonjës policie nën hetim, dyshohet se janë përfshirë në organizimin e lojërave të fatit në Korçë
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit, ku ka arrestuar një person dhe tre të tjerë i ka shpallur në kërkim.
Ndërkohë mësohet se 3 punonjës së policisë vënë nën hetim pasi dyshohet se janë përfshië në organizimin e lojërave të fatit.
Konkretisht janë proceduar penalisht:
- S.H., 63 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Devoll;
- P.A., 62 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë, Bashkia Pustec;
- A.P., 61 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë.
Ndërkohë është arrestuar shtetasi B.J., 43 vjeç, i dyshuar për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin".
Sakaq në kërkim janë shpallur:
- M.P., 41 vjeç, për veprat penale, "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Fshehje e të ardhurave";
- A.T., 33 vjeç, lidhje bashkëpunuese në aktivitetin e lojrave të fatit me shtetasin M.P. dhe i dyshuar për veprat penale, "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Fshehje e të ardhurave";
- I.Ç., 24 vjeç, i dyshuar për veprat penale, "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Fshehje e të ardhurave".
- P.M., 55 vjeç, i dyshuar për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Fshehje e të ardhurave".
Ndërkohë mësohet se pas kontrollit në disa ambiente janë gjetur sasi vlerash monetare, njësi kompjuterike, televizorë dhe pajisje të tjera për ushtrimin e veprimtarisë të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë vazhdojnë veprimet proceduriale për dokumentimin me prova ligjore në lidhje me përfshirjen e punonjësve të policisë së DVP Korçë, si dhe të shtetasve të lartpërmendur në këtë aktivitet të paligjshëm.
