"Qëndroni në shtëpi" Alarm për stuhi në SHBA/ Mijëra fluturime të anuluara, supermarketet po boshatisen

Mijëra fluturime janë anuluar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  pasi një stuhi e fortë pritet të godasë pjesën lindore të vendit, shoqëruar me borë dhe erëra të forta.

New England dhe Shtetet e Bashkuara verilindore, përfshirë Nju Jorkun dhe Bostonin, pritet të goditen më rëndë nga moti i keq.

Si rrjedhojë qytetarët kanë  blerë  sasi të mëdha kripe, në rast se bllokohen nga dëbora.

Kryebashkiaku I Nju Jorkut, Eric Adams, ka shkruar në Twitter se në qytet priten 30 cm borë , duke shtuar se "Nëna Natyrë priret të bëjë atë që dëshiron".

"Qëndroni në shtëpi" Alarm për stuhi në SHBA/

Rreth 3,400 fluturime për ose nga SHBA janë anuluar deri më sot, sipas FlightAware. Ndërsa më shumë se 1,450 fluturime u anuluan dje, të premten.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS), ka paralajmëruar për "kushtet që do ta bëjnë udhëtimin pothuajse të pamundur" në pjesë të brigjeve të Atlantikut dhe New England, me reshje bore që pritet të kalojnë 30 cm.

Ndërkohë guvernatorët e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Marylandit dhe Massachusetts kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe kryetarja e bashkisë së Bostonit , Michelle Wu, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të borës.

“Shkoni në shtëpi sonte, qëndroni në shtëpi gjatë fundjavës , shmangni çdo udhëtim të panevojshëm”, tha në një deklaratë guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hawkul.

"Qëndroni në shtëpi" Alarm për stuhi në SHBA/

Stuhia, e cila pritet të intensifikohet me shpejtësi brenda 24 orëve të ardhshme, do të shkaktojë temperatura jashtëzakonisht të ulëta , sipas NWS.

Shërbimi meteorologjik ka lëshuar gjithashtu paralajmërime për përmbytjet në zonat bregdetare.

"Qëndroni në shtëpi" Alarm për stuhi në SHBA/

Kompania hekurudhore Amtrak ka anuluar shërbimet e trenave të pasagjerëve në shumë prej zonave që priten të preken nga moti i keq. Madje shumë qytetarë kanë blerë sasi të mëdha ushqimesh për tu përgatitur për dëborën e madhe.